Sot arrin në Maqedoni ilaçi i ri kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

laçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë sot në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar këtu. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.

Share This Article