Sot caktohet dy çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve, nxehtë në “Stamford Bridge”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bosurssia Dortmundi udhëton drejt “Stamford Bridge” me një epërsi minimale prej një goli dhe shpreson të ruajë atë dhe ta arrijë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dortmundi dy javë më parë e mposhti në “Westfalenstadion” Chelsean (1-0), ku ndeshja e dytë pritet të jetë e zjarrtë, pasi gjiganti anglez nuk do të pajtohet lehtë me eliminimin.

Chelseat për këtë ndeshje i mungojnë Armando Broja, Edouard Mendy, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva.

Në anën tjetër, te gjermanët nuk do të mund të luajnë Julian Ryerson, Adeyemi, Youssoufa Moukoko, Mateu Morey, Abdoulaye Kamara, Donyell Malen dhe Julien Duranville.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benficës dhe Club Brugge. Portugezët janë afër kualifikimit pas e fituan lojën e parë 0-2 dhe tash luajnë para shikuesve të vet.

Share This Article