Sot derbi Angli – Skoci

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me Italinë, Belgjikën dhe Holandën në 1/8, Kampionatin Europian vijon të jetë në një faze tepër deçizive për skuadra të rëndësishme. Dita e sotme mund të përcaktojë të tjerë ekipe të kualifikuara teksa do të luhen ndeshje të Grupit D dhe E.

Në orën 15:00, do të ndeshen dy ekipe që bënë surpriza në takimet e para, Suedia dhe Sllovakia. Nordikët morën një barazim me vlera me Spanjën dhe Sllovakia mundi Poloninë ndaj do të jetë një duel tepër i veçantë që mund të përcaktojë shumë për fatin e kualifikimint.

Në orën 18:00 do të jetë radha e sfidës Kroaci-Republika Çeke me ballkanasit që kanë nevojë të madhe për pike për të shpresuar që të avancojnë më tej. Çekia na dhuroi golin më të bukur me Schick në sfidën me Skocinë dhe do të kërkojë sërish pikë ndaj dhe pritet një “luftë e vërtetë në fushë.

Në mbrëmje do të jetë radha e derbit britanik, Angli-Skoci. Dy skuadrat ishullore do të luajnë shanset e tyre në “Wembley” përballë tifozëve anglezë e skocezë dhe spektakli me tifozerinë e zjarrtë është e garantuar.

Në rast fitoreje, me shumë gjasa Anglia do t’i bashkohet ekipeve të tjera të mëdha në 1/8 por nuk do ta ketë të lehtë pasi rivalët skocezë do të bëjnë rezistencë të madhe.

Share This Article