Sot Dita e Verës në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e Ditës së Verës, sot Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë, që do të shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen nesër, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, u shpreh krybashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar. Teksa e cilësoi një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën ndaj pronës publike, ai theksoi se shumica në këtë qytet nuk e do dhunën, përkundrazi do që gjërat të shkojnë përpara.

Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës.

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Share This Article