Sot ditë vendimtare për Berishën, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për heqjen e masës ‘arrest shtëpiak’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo e martë e 9 prillit është një ditë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.

Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të përsëritur avokati i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

Share This Article