“Sot është ditë e trishtë për mua”, tërhiqet nga futbolli një nga yjet e brezit të artë të Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në moshën 37-vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit, David Silva ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

Lojtari, i cili ka qenë pjesë e Spanjës që fitoi dy Evropianë dhe një Botëror në periudhën 2008-2012, ka vendosur t’i japë fund kontratës që kishte me Real Sociadad edhe për këtë sezon.

“Sot është një ditë e trishtë për mua. Duhet t’i them lamtumirë gjësë të cilës i kam dedikuar të gjithë jetën time. Më duhet të ndahem nga shokët e ekipit që janë si familje për mua. Do më mungoni shumë”, tha David Silva.

Ish-futbollisti i Manchester City ka fituar gjithçka, përveç Champions League dhe titullit në Spanjë.

David Silva gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Valencia, Eibar dhe Celta Vigo.

Me Spanjën ka luajtur 125 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola.

Share This Article