ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur 1 minute ago
Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë 3 minutes ago
Zgjedhjet në Kosovë-Kurti: Kemi fituar në Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë 4 minutes ago
LDK fiton 5 komuna-Abdixhiku: Prishtina foli e para. Përparim Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë 6 minutes ago
LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim 8 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Sot festohet Dita e Verës

albnews by albnews
14 March, 2021
in Albania
0
Dita e Verës në kohën e koronavirusit në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot në Shqipëri kremtohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Kryeqendra e kësaj feste është Elbasani, ndërsa shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Një festë pagane, shumë më e hershme se krishterimi është festimi i Ditës së Verës, në të gjithë zonën e Elbasanit por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Por në këtë ditë të shënuar e në vitet kur COVID nuk ishte mes nesh, Elbasani kthehej në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon ballokumja.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Në Kosovë, kjo ditë festohet në disa zona, si në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës në malet e Sharrit në komunën e Dragashit.

Megjithatë, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë organizime institucionale për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Dita e Vërës është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës.

Pandemia COVID ka bërë që Dita e Verës në dy vitet e fundit të mos festohet si dikur dhe të organizohen aktivitete siç është traditë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

10 November, 2025
Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë

Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë

10 November, 2025
Zgjedhjet në Kosovë-Kurti: Kemi fituar në Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë-Kurti: Kemi fituar në Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë

10 November, 2025
LDK fiton 5 komuna-Abdixhiku: Prishtina foli e para. Përparim Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë

LDK fiton 5 komuna-Abdixhiku: Prishtina foli e para. Përparim Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result