Sot “finalja” e parë për Botërorin, zbulohet formacioni i Shqipërisë përballë Polonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është zbuluar formacioni i kombëtares shqiptare për ndeshjen e sotme historike përballë Polonisë, që do të luhet në kuadër të Play Off-it për kualifikimin në Botëror.

Në fushë për Shqipërinë sot do të jenë: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.

Trajneri Silvinjo i ka qendruar besnik formacionit të tij të zakonshëm, ku ndryshimi i detyruar është Manaj që mungon në majën e sulmit.

Nedim Bajrami pritet të luajë si “9-sh fals” në ofensivën e kombëtares, i mbështetur nga Uzuni dhe Hoxha nga krahët.

Në formacionin startues nuk ka hapësirë për Ernest Muçin dhe Anis Mehmetin, të konsideruar si lojtarët më në formë të kuqezinjve për momentin. 

Sot “finalja” e parë për Botërorin, zbulohet

Sot kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo luajnë për historinë, duke u përballur në një ndeshje që vendos shumë për fatin Shqipërisë në Botërorin e Amerikës. 

Në rast fitoreje në Varshavë Shqipëria do të luajë përballë çiftit Ukrainë-Suedi, që përcakton ekipin e kualifikuar për në kompeticionin prestigjioz. 

Share This Article