Qeveria italiane merr masa të reja për shtrirjen e përdorimit të detyrueshëm të Green Pass dhe në sistemin shkollor e Universitete, si dhe në mjetet e transportit detar, hekurudhor e linjës së autobuzave ndër rajonalë.
Gjithashtu me urdhër të Këshillit të Ministrave, karantinimi i detyrueshëm pas kontaktit me një person pozitiv reduktohet nga 10 ditë në 7 ditë si dhe ulet kosto e tamponeve anticovid.
Prej ditës së sotme , 6 gusht 2021, në Itali bëhet e detyrueshme Pashaporta Shëndetësore Jeshille (Green Pass) nga mosha 12 vjec e sipër për të hyrë në ambientet e mbyllura në restorante, lokale, bare, në muze, palestra, pishina, ceremoni fetare e civile, evente kulturore e sportive.
Prej datës 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm në struktura publike, qëndra shëndetësore e rezidenciale, e për të udhëtuar në Europë.
Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dy dozave të vaksinës anti Covid. Mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dozës së dytë.
Gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë italiane është marrë vendimi që Pashaporta jeshile, prej datës 1 shtator 2021. të bëhet e detyrueshme për të gjithë personelin e sistemit shkollor në të gjitha ciklet si dhe në Universite.
“Synojmë që shkolla të hapet për të gjithë në shtator e kemi marrë vendimin për ta bërë të detyreshëm Green Pass për personelin në shkolla e universitete”, deklaroi ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.
Gjithashtu duke u nisur nga data 1 shtator, pashaporta jeshile do të bëhet e detyrueshme dhe për udhëtimet me traget, në shërbimin hekurudhor e në lëvizjen me autobuzë ndër rajonalë. si dhe për automjetet e marra me qera.
Green Pass nuk do të jetë i detyrueshëm për shërbimin e transportit publik e metropolitane.
Masat e reja të marra nga qeveria italiane parashikojnë dhe reduktimin nga 10 ditë në 7 ditë të kohës së karantinimi për cdo person që ka qënë në kontakt me një të infektuar nga Covid 19.
Qeveria italiane ka vendosur njëherësh që të ul dhe kostot e tamponeve të shpejtë antiCovid. që aktualisht është mbi 22 euro.
Për grupmoshat nga 12 vjec në 18 vjec tamponet do të kushtojnë 8 euro, ndërsa për personat mbi 18 vjec e sipër kosto e tyre do të jetë 15 euro.
Ekzekutivi i Mario Draghit ka vendosur që deri më 15 tetor të përjashtoj nga detyrimi i Green Pass qyetarët e San Marinos që janë vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik, por kjo “nuk do të thotë që njohim vaksinën ruse”, ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë. Për këta qytetarë do të ketë një normativë speciale që do të përcaktohet në bazë të treguesve të Agjensisë Europiane të Barnave.
Mbi mundësinë e një doze të tretë të vaksinës antiCovid, Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza u shpreh se “jemi të gatshëm për të aplikuar dhe dozën e tretë të vaksinimit kundër Covid. Kemi burime të mjaftueshme sidoqoftë vendimi i autoriteteve shkencore”.