Godina e “Kennedy Center” në Uashington do të ketë vëmendjen e gjithë botës pasi aty do të vendoset rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse,. Në këtë godinë të famshme do të hidhet shorti i fazës finale të turneut, me personalitetet më të njohura të futbollit në botë, por edhe emra të artit e muzikës në vendet organizatore SHBA, Kanada dhe Meksikë, përfshirë edhe presidentin e SHBA, Donald Tramp.
Për herë të parë në histori, Botërori do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse (nga 32 më parë) dhe do të organizohet njëkohësisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Turneu do të zgjasë pesë javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Të 48 ekipet janë shpërndarë në katër vazo me nga 12 ekipe. Vazoja e parë përfshin tre vendet pritëse — SHBA, Meksika dhe Kanadaja, së bashku me nëntë përfaqësueset më të mira të renditjes aktuale të FIFA-s.
Vazot e tjera janë ndarë sipas renditjes botërore, ndërsa ekipet më poshtë në renditje janë vendosur në vazon 4. Nga shorti do të krijohen 12 grupe, secili me katër skuadra, një nga secila vazo,sipas rregullave të FIFA-s.
Format i ri i turneut lejon kualifikimin e dy ekipeve të para nga secili grup, si dhe tetë skuadrave më të mira të vendeve të treta. Kështu, 32 ekipe do të vazhdojnë në fazën eliminatore.
Në anën tjetër, FIFA ka planifikuar të shmangë përplasjet e parakohshme mes disa prej favoritëve më të mëdhenj. Çifte si Spanja-Argjentina apo Franca-Anglia do të ndahen në kahe të ndryshme të rrugës eliminatore nëse kryesojnë grupet, duke mos u ndeshur me njëra-tjetrën deri në fazat e vona.
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.
Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të “play-off”-it dhe dy ekipe nga “play-off”-et ndërkontinentale.
Në këto duele, Shqipëria do të përballet në Varshavë me Poloninë, Kosova do të sfidojë Sllovakinë në Bratislavë dhe Maqedonisw pwrballet me Danimarkwn nw Kopenhagw, me shpresën për të siguruar një biletë për finalen e madhe, e cila do të vendos kush do të shkojë në Botëror.




