Sot i hiqet imuniteti deputetit Veljanovski për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni për Çështjen e Mandateve dhe Imunitetit do të vendos sot heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

Kjo nuk ndodhi dje për shkak se në seancë u paraqit një numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit.

Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit.

Por deputeti i shumicës, Goran Misovski tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet të ketë, sepse aty u rrezikua jeta e deputetëve dhe gazetarëve.

Misovski tregoi edhe gurin i cili mund t’i kishte marrë jetën ndonjë deputeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply