Sot i jepet lamtumira këngëtarit, Ismet Bogujevci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dje, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative sot më datë 14 maj 2021.

Itinerari për ditën e sotme (14 maj 2021) është si në vijim: 11:00 – 11:15 | Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar; 11:30 – 14:00.

Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.Reklamë

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri teksa ministria bën lutje të respektohen masat kundër pandemisë COVID-19

Share This Article