Sot i jepet lamtumira Silvio Berlusconit, i pranishëm edhe Rama! Merr pjesë në funeralin shtetëror në Milano

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia I jep sot lamtumirën ish kryeministrit Silvio Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor. Në  Milano do të zhvillohet funerali shtetëror në orën 15.00 në Piazza Duomo dhe do të drejtohet nga  kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë 10 mijë persona, ku të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të shteteve, miq dhe të afërm si dhe qytetarët që do i japin ish kryeministrit lamtumirën e fundit.

I pranishëm në funeralin shtetëror të Berlusconit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur drejt Milanos.

Piazza Duomo është rrethuar nga ora 10 e mëngjesit të sotëm (14 qershor) dhe do të ruhet nga forcat e rendit.

Ish-kryeministri italian dhe themeluesi i Mediaset, Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare.

Share This Article