Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm nënat dhe fëmijët.
Sipas tij, kjo lëvizje mund të bëhet deri në orën 11:00, transmeton KP.
“Kujdes nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shkruar se të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05:00.