Sot nis vaksinimi i gazetarëve në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Cervical Cancer Vaccine

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama inspektoi qendrën e vaksinimit masiv në Berat, u shpreh se nga sot në drekë do të nisë vaksinimi kundër COVID i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit.

Ndërkohë që nesër do të vijohet me punonjësit e policisë fillimisht në Tiranë, e për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Ministrja u shpreh se sot synohet të mbërrihet në shifrën e 100 mijë vaksinave në radhët e të moshuarve mbi 70-vjeç

“Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000. Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve. Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët.

Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Manastirliu.

Share This Article