Sot nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për studentët në të gjithë vendin sot nis viti i ri akademik.

Ministrja e  Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e auditorëve, teksa ka dhe një urim për studentët.

“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook.

Share This Article