Sot nisin kualifikimet për Kupën e Botës 2022

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonte do të fillojë fushata kualifikuese për Kupën e Botës 2022, me dy duele interesante, Turqi – Holandë dhe Francë – Ukrainë.

Në grupin G Turqia do të sfidojë Holandën në orën 18:00, në një sfidë që pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe që do të zhvillohet në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Miqtë e drejtuar nga Frank De Boer janë gjithsesi favoritë jo vetëm në sfidën e sotme por edhe për t’u pozicionuar të parët në grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari.

Në mbrëmje në orën 20:45 do të jetë radha e kampionëve të botës në fuqi të cilët do të nisin fushatën e tyre eliminatore me një sfidë delikate siç është ajo ndaj Ukrainës.

Në St Denis në Paris, Mbappe me shokë do të synojnë me të gjitha mënyrat ta nisin me fitore aventurën e tyre në këto eliminatore me shpresën për të siguruar kualifikimin në Katar 2022, kompeticion në të cilin Franca do të shkojë për të mbrojtur trofeun.

Në ekranin e Supersport këtë të mërkurë do të keni mundësi edhe sfidën mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndeshje në të cilën portugezët janë favoritë absolutë.

Share This Article