Nga sot, në Shqipëri nis zbatimi i masave të reja shtrënguese të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Masat shtrënguese janë kthyer, meqë javëve të fundit janë rritur shifrat e të prekurve me COVID-19.
Nga sot, qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë pas orës 20:00 deri në 06:00, pos me leje të veçantë të autoriteteve.
Gjithashtu në këtë orë do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, me përjashtim të lokaleve që shërbejnë “delivery”, shkruan a2neës.
Po ashtu është vendosur që mësimi të vazhdojë online në shkollat e mesme, aty ku rreziku vlerësohet u madh. Kjo masë do të vlejë për 10 bashkitë më të mëdha të vendit.
Këto masa do të jenë në fuqi për 14 ditë.

