ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 3 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 3 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 3 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 4 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sot përvjetori i politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramsci

albnews by albnews
22 January, 2022
in Albania, Bota
0
Sot përvjetori i politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramsci
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkrimtari, filozofi dhe politikani i njohur Antonio Gramsci, me origjinë arbëreshe lindi më 22 janar 1891 në Sardenjë. Ai ishte i katërti nga shtatë fëmijët që patën Francesco Gramsci dhe Giuseppina Marcias-i.

Të parët e Antonios nga ana e babait ishin me origjinë nga qyteti i Gramshit në Shqipëri, dhe mund të kenë mbërritur në Itali që në shekullin XV. Në publikime të ndryshme shkruhet se është e dokumentuar me akte të gjetura në arkiva se në shelkullin e XVIII katragjyshi i tij Gennaro Gramsci, i martuar me Domenica Blajotta-n, zotëronte në Plataçi, komunitet arbëresh i rajonit të Kastrovilarit, toka që më pas u trashëguan nga Nicola Gramsci (1769-1824), i cili u martua me Maria Francesca Fabbricatore-n, dhe nga martesa e tyre lindi Gennaro Gramsci (1812-1873), që ndërmori karrierën ushtarake në xhandarmërinë e Mbretërisë së Napolit dhe, kur ndodhej në Gaeta, u martua me Teresa Gonzales-in, bijën e një avokati napoletan me origjinë spanjolle. Fëmija i tyre i dytë qe Francesco-ja (1860-1937), babai i Antonios. Në moshë të re Antonio Gramsci fillon të lexojë shtypin socialist që i vëllai Gennaro i dërgon nga Torinoja.

RelatedPosts

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Bashkë me shumë të rinj të liceut Dettori, merr pjesë në “betejat” për afirmimin e mendimit të lirë dhe në diskutime me karakter kulturor dhe politik. Në shkollë dallohet për interesat e tij të forta kulturore, lexon jshumë (sidomos Croce-n dhe Salvemini-n), por zbulon edhe një prirje të konsiderueshme për shkencat e sakta dhe matematikën. Pasi merr diplomën e liceut, më 1911-ën fiton një bursë studimi për Universitetin e Torinos ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe frekuenton mjediset e emigrantëve sardë.

Shfaq interes për tokën e tij, gjë që reflektohet në shkrimet me karakter të përgjithshëm mbi problemin e jugut ashtu edhe për sa u takon traditave dhe zakoneve. Interesat politike i ishfaq fillimisht si organizator i palodhur nismash të shumta. Pas disa vitesh martohet në Moskë me një violiniste të talentuar që do t’i japë dy fëmijë për të cilët, nga burgu italian ku më pas do të vuajë dënimin, do të shkruajë një sërë përrallash mallëngjyese të botuara me titullin “Pema e iriqit”.

Në janar të 1921-shit hapet në Livorno Kongresi i 17-të kombëtar i Psi-së; divergjencat midis grupeve të ndryshme: maksimalistë, reformistë etj, e shtyjnë intelektualin italian dhe pakicën e komunistëve të shkëputen përfundimisht nga socialistët. Në të njëjtin muaj të atij viti, në mbledhjen historike të San Markos, më 21 janar 1921, lind Partia Komuniste e Italisë: Gramsci do të jetë një anëtar i komitetit qendror. Antonio Gramsci vdes më 1937-ën, pas njëmbëdhjetë vjetëve burgim, pa i parë më fëmijët e tij. Në vitet e burgut shkruan 32 fletore me studime filozofike dhe politike, të përkufizuara si një nga veprat më të larta dhe të mprehta të shekullit; të botuara nga Einaudi pas luftës, njihen universalisht si “Fletoret nga burgu”, dhe gëzojnë edhe sot përkthime të panumërta dhe konsideratë shumë të lartë pranë intelektualëve të të gjitha vendeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result