Bayern Munich dhe Manchester City janë dy rivalët e mëdhenj që duhen shmangur nga skuadrat spanjolle në fazën çerekfinale të Champions League.
Liderët e Bundesligës dhe Premier Leagues janë favoritët e mëdhenj për të ngritur trofeun veshgjatë sipas bookmakersave, ndonëse janë edhe dy skuadra të tjera angleze, Liverpool dhe Chelsea, të cilët gjithashtu janë pozicionuar shumë mirë nga kompanitë dhe po bëjnë një sezon të shkëlqyer.
Benfica portugeze është pa dyshim skuadra më pak e rrezikshme në letër për Real Madridin, Atléticon dhe Villarrealin, të cilët gjithashtu mund të takohen me njëri-tjetrin të premten, teksa do të zbulojnë se me kë do të përballen në çerekfinale, për të arritur më pas te finalja e Parisit, më 28 maj.
Nga tetë skuadrat e mbetura në kompeticion, kanë mbetur tre spanjollë, tre anglezë, një gjermane dhe një skuadër portugeze, duke e kthyer futbollin spanjoll në krye të elitës europiane, pasi sezonin e kaluar vetëm Real Madrid kaloi 1/16 finale.
Do të jetë një short krejtësisht i pastër. Të gjithë do të mund të përballen me njeri-tjetrin, pavarësisht nga kombësia apo përballjet në fazën e parë të grupeve. Edhe pjesa tjetër e shortit të turneut do të vendoset rastësisht, si dhe avantazhi i ndeshjes së dytë në shtëpi.
Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit në datat 12 dhe 13 po të prillit. Dy javë më vonë do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale (26 dhe 27 prill), ndërsa ato të kthimit do të luhen më 3 dhe 4 maj.