Sot premiera në Prishtinë, Luizi dhe Olta pushojnë në të njëjtin hotel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Filmi i ri shqiptar ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes kjo edhe për shkak të kastit të aktorëve që luajnë në të e që janë ndër personazhet më të komentuar të momentit.

Dikur rivalë në ‘BBVIP’, sot Olta dhe Luizi dy protagonistët e filmit janë parë në qendër të Prishtinës teksa hynin e dilnin nga i njëjti hotel, ku thuhet se po pushojnë para nisjes së premierës së sotme të filmit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.

Pak ditë më parë filmi u promovua edhe në Tiranë, nga organizimi, te paraqitja e aktorëve dhe të ftuarve, e çfarë nuk u pa nga premiera e famshme.

Share This Article