Sot pritet të vijnë vaksinat e para antiCovid në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot [e dielë] pritet të vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë. Këtë e konfirmoi dje drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge.

Kluge i ishte përgjigjur një pyetje të komentuesit në rrjetin social Twitter, ku ka thënë shkurt se sot do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.

KOHA kishte mësuar se bëhet fjalë për rreth 24.000 doza të vaksinës së “AstraZenecas”, që vijnë përmes programit “COVAX”.

COVAX-i kishte premtuar mbi 100 mijë doza të vaksinës për Kosovën, që është vendi i vetëm në Evropë që ende s’ka nisur vaksinimin.

Autoritetet e Kosovës kishin premtuar nisjen e vaksinimit qysh për muajin shkurt, por kjo s’ishte realizuar.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1830 kanë humbur betejën me virusin.

Share This Article