Sot Rrogozhina voton për kryebashkiakun e ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme, të dielën e 23 korrikut do të mbahen zgjedhjet lokale në Rrogozhinë, e kur kanë mbetur pak orë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit, punonjësit e Policisë kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.

Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’. Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki dhe nesër përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

Share This Article