Sot seanca e tretë në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë, 7 shkurt do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen e mbetur pezull për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca e tretë për shkarkimin e Presidentit pritet të fillojë në orën 10:00. Ditën e enjte, 3 shkurt përfaqësuesi i Presidentit, kërkoi 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për 70 pyetjet që i drejtuan gjyqtarët dhe kërkuesit.

Pavarësisht se përfaqësuesja ligjore e kuvendit,Klotilda Bushka propozoi dy orë kohë, pasi u tërhoq për vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e shtyrjes së seancës dhe caktoi datën e sotme (7 shkurt) ora 10:00.

Ndër pyetjet që i bënë Presidentit është dhe krijimi i platformës “denoncon zgjedhjen.”

Share This Article