Sot starton Kupa e Afrikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot zyrtarisht fillon Kampionati Afrikan i futbollit. 24 vendet e Afrikës do të garojnë për trofeun e madh që do të zgjasë gati një muaj.

Kameruni, Senegali, Maroko, Gana, Nigeria, Egjipti e shumë kombëtare tjera do të garojnë për të hipur në fronin e futbollit afrikan.

Kupa e Afrikës fillon sot dhe do të mbarojë më gjashtë shkurt, kur do të luhet finalja e madhe.

Shumë yje të futbollit botëror do të garojnë në këtë kompeticion, ndërsa kanë lënë klubet e tyre të hendikepuara.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Kamerunit dhe Burkina Fasos që fillon nga ora 17:00.

Ndërkohë, sot në program do të jetë edhe një ndeshje tjetër, ajo mes Etiopisë dhe Cape Verdes.

Share This Article