Sot super derbi Portugali – Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Euro 2020” vazhdon me super ndeshje edhe të shtunën.

Me një fjalë, është dita e të mëdhenjve pasi do të zbresin në fushë skuadra si Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca.

Ashtu si deri më tani, janë planifikuar tri ndeshje për ditën e sotme.

Nga ora 15:00, Franca luan me Hungarinë.

Pas kësaj sfide, në orën 18:00 dhe 21:00 zhvillohet sfida tjetër e Grupit F.

Vëmendja do të jetë te ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.

Portugalia mori fitoren në takimin e parë, derisa Gjermania humbi nga Franca – andaj kjo sfidë është spektakël i vërtetë.

Derisa në orën 21:00 Spanja do të kërkojë fitoren e parë në “Euro 2020” pas barazimit me Suedinë në ndeshjen e parë.

Spanja luan me Poloninë që ka grumbulluar tri pikë.

Share This Article