Sot takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruskel  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ditë më parë të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ndërkaq zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditë më parë ka bërë të ditur se javët e fundit kanë qenë plot angazhime diplomatike dhe përpjekje për avancimin e prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Lajçak theksoi se udhëheqësit e rinj të BE-së, Presidenti i Këshillit, Costa, Përfaqësuesja e Lartë, Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim, Kos, që në javën e tyre të parë në detyrë, janë takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një mesazh të qartë se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.

“Udhëheqësit e rinj të BE-së, që në javën e parë të tyre në detyrë, u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioritet”, është shprehur Lajçak, duke theksuar angazhimin e institucioneve evropiane ndaj rajonit.

Share This Article