Sot takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, më 13 maj në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Ky takim pritet të shërbejë si përgatitje për takimin e ardhshëm në nivel të lartë për dialogun Prishtinë-Beograd.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje me shkrim kishte deklaruar për Telegrafin se takimi i së premtes, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij i Serbisë, Petar Petkoviq, ka për synim të vazhdojë diskutimet për gjetjen e rrugës përpara për një numër çështjesh.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë të premten më 13 maj me një takim në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel. Qëllimi është të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një rruge përpara për një sërë çështjesh dhe të përgatitet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë të Dialogut”, ka deklaruar Stano.

Ai ka theksuar se çështja e targave, energjisë dhe personat e pagjetur do të jenë sërish në agjendë.

“Të gjitha temat e diskutuara në takimin e fundit të kryenegociatorëve në prill do të jenë sërish në agjendë, veçanërisht targat, energjia dhe personat e zhdukur”, u shpreh Stano.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes liderëve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte zhvilluar në korrik të vitit të shkuar. Ditë më parë ata në Berlin patën një darkë jozyrtare, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Share This Article