Sot Talat Xhaferi do të rizgjidhet kryetar i Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Talat Xhaferi sot sërish do të zgjedhet kryetar i Kuvendit. Burime nga Kuvendi për “360 gradë” thonë se edhe pse zyrtarisht nuk është caktuar seanca, tanimë ka paralajmërim për zgjedhjen e sotme.

“Këtë e paralajmëroi edhe personalisht lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas seancë së djeshme të Këshillit Qendror të Partisë.

“Kjo qeverisje është qeverisje e barazisë. Nesër do ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit, mikun tonë Talat Xhaferi, a më pas edhe miqtë tjerë tanë”, tha mbrëmë Ahmeti.

Xhaferi ishte kryetar i Kuvendit edhe në përbërjen e kaluar parlamentare, i cili pritet të rizgjedhet nga 62 deputetët e shumicës parlamentare të koalicionit “Mundemi”, BDI-së dhe PDSH-së.

Share This Article