Sot Tirana dedikuar nënave dhe fëmijëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrugët dhe sheshet e vendit paraditen e sotme ishin të dedikuara vetëm për lëvizjen e nënave me fëmijë deri në 10 vjeç.

Në kushtet e kufizimit të lëvizjes që ka nisur prej së premtes, ditën e sotme u lejua lëvizja e nënave me fëmijë brenda fashës së përcaktuar orare.

Në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit sot deri në orën 11:00 ishte e lejueshme lëvizja për këtë kategori, ndërkohë që ditën e djeshme të njëjtën fashë orare e kishin në dispozicion të moshuarit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit të mbushura me nënat dhe fëmijët, që shijuan rrezet e diellit.

Por, ndërkohë në urdhrin që lejonte lëvizjen e tyre kërkohet po ashtu zbatimi i disa masave, si përshembull nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë./ATSH/

Share This Article