Sot trofeu i Topit të Artë, a do mund Haaland dhe Mbappe të triumfojnë ndaj Messit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë për vitin 2023, me ceremoninë e ndarjes së trofeut që do të mbahet mbrëmjen e së hënës. Vëmendja është e gjitha në Paris aty ku yjet e futbollit botëror do të mblidhen së bashku për të zgjedhur më të mirin e këtij viti kalendarik, ndërsa emrat kryesorë janë ata të Lionel Messi, Mbappe, Kevin De Bruyne e Erling Haaland, me argjentinasin që është përfolur se do të jetë fituesi.

Një kampion bote me Argjentinën, e më pas karrierën që e vijoi në SHBA, Messi do të vendoste një tjetër rekord në rast se hipotekon topin e 8-të të artë. Pak javë më parë ka qarkulluar informacioni se familja e Lionel Messit është njoftuar të jetë e pranishme në ceremoni, pasi do t’u dorëzohet trofeu i artë.

Pavarësisht këtij fakti, edhe dy lojtarë të tjerë janë pjesë e pretendentëve, Mbappe, Haland e De Bruyne, me dy të fundit që cilët fituan gjithçka me Manchester Cityn në sezonin që lamë pas, si Premier League, Champions League, Superkupën e cdo trofe të mundshëm.

Edhe Mbappe ka zhvilluar një sezon pozitiv me PSG. Krahas Topit të ARtë për meshkuj, do të dorëzohet dhe ai në futbollin e femrave, apo dhe trofe të tjerë si lojtari më i mirë i ri, portieri më i mirë, trajneri më i mirë, goli më i bukur si dhe formacioni i vitit.

Share This Article