Sot zhvillohet derbi anglez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City e pret Liverpoolin sot në Etihad në një ndeshje derbi të Premierligës, ku mbrojtja e skuadrës së Pep Guardiolës do të testohet nga sulmi i frikshëm i kampionit në fuqi.

Humbja nuk do t’i bënte dëm të madh asnjërës skuadër në këtë periudhë të hershme të sezonit, por natyrisht do t’ia jepte një shtytje të madhe fituesit në renditjen tabelore veçanërisht.

Në përballjet e kaluara, këto dy skuadra kanë treguar futboll shumë të gjallë me plot gola.

Në 10 përballjet e fundit mes tyre janë shënuar 29 gola dhe takimi i sotëm nuk pritet të jetë ndryshe.

Guardiola nuk do të mundë të llogarisë në Sergio Agueron, Fernandinhon dhe Benjamin Mendy, por i është kthyer nga lëndimi Gabriel Jesus.

Ndërkohë, Jurgen Klopp do të jetë pa Thiago Alcantaran, Fabinhon dhe Virgil van Dijk.

City është në pozitën e 12-të me 11 pikë, pesë më pak se Liverpooli, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në rast fitoreje, Liverpooli do ta merrte pozitën e parë në Premierligë, të cilën e mban Southamptoni momentalisht.

Share This Article