Sot zyrtarizimi/ Mançester Junajtid bën ndryshimin e madh, pronarët amerikanë shesin aksionet për shifrën rekord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i Mançester Junajtid do të bëjë një ndryshim të madh që pritet të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Mediat angleze raportojnë se do të finalizohet shitja e 25% të aksioneve të klubit, që do të kalojnë nga familja Glejzër te Sër Xhim Rertklif, i cili prej kohësh është munduar që të bëhet pronar i “djajve të kuq”.

Miliarderi britanik do të jetë personi i cili do të marrë përsipër aspektin e drejtimit sportiv të klubit anglez dhe për këtë kuotë aksionesh, ka paguar një shifër që është rekord duke pasur parasysh përqindjen që do të kontrollojë. Ai do të kalojë te familja Glejzër një shifër prej 1,25 miliard paund, për të finalizuar një marrëveshje që po negociohej prej muajsh.

Kompania e tij INEOS do të jetë ajo që do të merret me anën sportive, duke marrë përsipër edhe pjesën e transferimeve të futbollistëve. Procesi i njohjes nga Premier Liga të marrëveshjes financiare parashikohet të zgjatë nga 6, deri në 8 javë dhe pastaj Retklif dhe grupi i tij do të nisin punët edhe për të përmirësuar aspektin e infrastrukturës, pasi do të bëhen disa punime në “Old Trafford” dhe qendrën stërvitore.

Share This Article