Southamptoni ndal Tottenhamin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Southamptoni dhe Tottenhami kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Leagues, e cila u zhvillua të martën pasdite.

James Ward-Prowse i dha epërsinë Southamptonit në minutën e 25-të.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Harry Kane katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Kanet iu anulua një gol në fillim të pjesës së dytë për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të.

Broja kishte mundësi të mirë në kohën shtesë, por gjuajtjen e tij e bllokoi Davinson Sanchez.

Southamptoni luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të pas përjashtimit të Mohammed Salisu me karton të kuq pas dy të verdhëve. Epërsinë e një lojtari më shumë nuk e shfrytëzoi Tottenhami, që shpërdoroi shumë raste shënimi.

Me 21 pikë, Southamptoni renditet në pozitën e 13-të. Derisa Tottenhami është në vendin e gjashtë me 30 pikë.

Share This Article