Southgate: Ishte mbrëmje frustruese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se paraqitja ndaj Skocisë ishte larg asaj të dëshiruar. Anglia e Skocia kanë luajtur pa gola, ndërsa pas ndeshjes më shumë vlerësime shkuan për Skocinë.

“Ishte mbrëmje frustruese. Duhet t’i japim Skocisë mirënjohje. Kur nuk e fiton ndeshjen atëherë është e rëndësishme mos ta humbësh atë”, ka thënë Southgate për ITV.

Ai ka arsyetuar zëvendësimin e Harry Kane, që dështoi të shfaq rrezik.

“Na janë dashur më shumë vrapime nga prapa. Kam ndier se Marcus Rashford mund të na ofrojë atë energji. Është dashur ta fitojmë ndeshjen në atë pikë. Ne mund të shikojmë veten, duke filluar nga unë, dhe të pranojmë se mundemi më mirë. Nuk kemi bërë mjaftueshëm për të fituar sonte”, ka shtuar Southgate.

Share This Article