Southgate para Spanjës: Nuk besoj në përralla, por te ëndrrat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate deklaroi se është vetëm 90 minuta larg përmbushjes së misionit të tij për të fituar Europianin e parë në histori me kombëtaren angleze.

Sipas tij, nuk ka favoritë, por diçka është e sigurt, dy ekipet do të japin maksimumin për të marrë trofeun.

“Ne e dimë se nuk ka favorit, është ndeshje e ekuilibruar në mënyrë të barabartë. Ne e dimë se nëse nuk jemi në nivelin që kemi treguar deri tani, nuk do të kemi shanse për të fituar. Por e di që e kemi forcën dhe se do t’a japim në fushë. Unë nuk besoj në përralla. Unë besoj në ëndrra. Ne kemi pasur ëndrra të mëdha, por pastaj duhet t’i bësh këto gjëra të ndodhin dhe të luftosh. Sigurisht, do të ishte një histori e bukur, por ne duhet të bëjmë paraqitje të shkëlqyer”, tha Southgate.

Share This Article