Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me tensionet në Veri për shkak të vendimit për reciprocitet me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj tha se ka vlerësuar autoritetet e Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.
Sipas tij, Kosova është realitet i pakthyeshëm politik dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.
“Në bisedën telefonike me homologen Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm”, shkruan Begaj në Facebook.