ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 3 minutes ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 9 minutes ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 11 minutes ago
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve  12 minutes ago
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë 25 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Sozia e ‘Mr Bean’ i bllokuar në Wuhan, bëhet sensacion në Azi me 400 milionë fansa

albnews by albnews
23 June, 2020
in Bota, UK
0
Sozia e ‘Mr Bean’ i bllokuar në Wuhan, bëhet sensacion në Azi me 400 milionë fansa
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’, e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.

52 vjeçari Nigel Dixon, ngeci në Wuhan në fillim të vitit teksa vizitonte miq, dhe nisi të postonte video për jetën në qytet. Më vonë ai nisi të bënte video të shkurtra edukative duke këshilluar njerëzit sesi të jetonin mes situatës së koronavirusit.

RelatedPosts

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

Në disa nga videot e tij Nigel nisi të vishej si personazhi i aktorit të njohur Rowan Atkinson, dhe duke imituar atë këshillonte njerëzit si mbanin maskat e fytyrës dhe të qëndronin në shtëpi.

Në një moment ai arriti të grumbullonte 460m ndjekës në rrjetin Sina Weibo – që është versioni kinez i Facebook, me fansa edhe nga Korea e Japonia.

Ai madje është shfaqur disa herë si korrespondent në rrjetin shtetëror kinez në gjuhën angleze CCTV News, duke dhënë informacionet e fundit për jetën në Vuhan.

Nigel, nga Suffolk i Anglisë qendrore, u kthye më në fund në Britani më 29 maj, pasi kishte ardhur në Vuhan më 2 janar.

Ai ka vizituar rregullisht Kinën pesë gjashtë vitet e fundit dhe ka performuar dhe herë të tjera si sozi e Mr. Bean.

Nigel madje është zgjedhur nga vetë Rowan Atkinson si sozia zyrtare në konkurimin ‘Top Funny Comedian’ që u zhvillua në 2017 për imitimet e filmit të Mr Bean.

“As që mund ta përshkruaj çfarë mbështetjeje kisha në Kinë. Kisha dashuri pa fund pesë deri në dhjetë milionë njerëz njeherësh online që pyesnin nëse isha mirë.”

Nigel shton se fama arriti deri aty sa në një pikë u rendit si tema nr. 2 në Sina Weibo, disa vende më lart se Donald Trump.

Ai thotë: “Ishte e pabesueshme. Videot e mia u bënë roli kryesor për informimin e njerëzve mbi atë që po ndodhte në Vuhan. Dilja në stacionet kineze, herë si vetja herë i veshur si Mr Bean duke u thënë njerëzve të mbanin maska e të qëndronin në shtëpi.

“Për sa kohë isha atje është gjëja më e mirë, më jepte një sens objektivi, një sens shpërblimi”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

21 December, 2025
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result