SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër astronautë janë kthyer në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ​​në atë që ishte zbarkimi i parë e NASA-s gjatë natës në 53 vjet, njoftoi BBC.

Ekuipazhi – tre astronautë të NASA-s dhe një nga agjencia hapësinore japoneze Jaxa – kaluan gati gjashtë muaj në hapësirë.

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka raportuar më 2 maj se astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Ata supozohej të largoheshin nga ISS më herët, por largimi i tyre u vonua për shkak të motit të keq në Florida.

Ekuipazhi i fundit i NASA-s që zbarkoi në Tokë gjatë natës ishte Apollo-8 – misioni i parë me njerëz në Hënë, i cili u kthye më 27 dhjetor 1968.

Ky mision i fundit ishte një bashkëpunim midis NASA-s dhe SpaceX, si pjesë e programit të ekipit tregtar.

Ka ende shtatë astronautë në ISS, duke përfshirë një ekuipazh të ri prej katër personash që mbërritën me një anije tjetër SpaceX javën e kaluar.

SpaceX, në pronësi të Elon Musk, është bërë partneri i preferuar i NASA-s për fluturimin hapësinor.

SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

Kompania gjigante Boeing po ashtu shpreson të dërgojë astronautët në Hapësirë në vitin 2022.

/FOTO: NASA/

Share This Article