SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh.

Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor, përcjell A2.

Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor rreth mesnatës të së shtunës.

Së bashku me astronautët Wilmore dhe Williams, në Tokë do të kthehet edhe astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov. Kthimi pritet të bëhet të mërkurën, duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme dy ekipeve për të shkëmbyer informacion.

Astronautët Wilmore dhe Williams mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në qershor 2024 dhe pritej të qëndronin në hapësirë për rreth 10 ditë. Por rikthimi i tyre u shty për shkak të problemeve mekanike me mjetin e tyre hapësinor, i cili pas disa javësh riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike./ Zëri i Amerikës

Share This Article