Spahia: Marrëveshja për kurimin e pacientëve në Turqi funksionon që prej 1999

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e ka cilësuar mashtrim të kryeministrit Rama, marrëveshjen për kurimin e pacientëve në Turqi, që sipas tij është në fuqi prej 22 vitesh më parë.

Spahia thotë se marrëveshja nuk është e re por rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë.

“100 pacientë shqiptarë do të kurohen në Turqi”, ky ishte “suksesi” i një marrëveshje që u tha se u nënshkrua gjatë vizitës së Edi Ramës në Turqi! Ky është mashtrimi i radhës i Edi Ramës se vetëm këtë di të bëjë e mesa duket hallin e ka po aq të madh sa paturpësinë për të gënjyer kaq hapur”, tha Spahia.

“Në fakt, “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë. 100 pacientë janë kuruar çdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin çdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi’’, shprehet Spahia./ATSH/

Share This Article