Spahia: Premtimi për rritje pagash për mjekët, njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish deputeti i PD Bardh Spahia permes nje statusi ne FB shprehet:

EDI RAMA NJEH VETEM MASHTRIMIN.

Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

Share This Article