Spahia: Shkodra nën ujë, Rama do të paguajë në 25 prill faturën e braktisjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Fatura e braktisjes së Shkodrës do të paguhet më 25 prill”, u shpreh sot ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili publikoi pamje me dron nga përmbytjet në Shkodër.

“Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë! Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike”, tha ai.

“Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e cnjerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 prill! Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore”, theksoi ai.

Share This Article