Spahiu: Rama, Berisha dhe Meta mbrojnë njëri-tjetrin nga SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbrojnë njëri-tjetrin nga SPAK-u.

Sipas Spahiut, Prokuroria e Posaçme mund të prekë këdo përveç tre liderëve politikë.

“SPAK-u sot ka kapacitetin dhe kurajën për të proceduar 3 milionë shqiptarë, kush ka kryer vepër penale, në politikë apo jashtë politikës. 3 milionë shqiptarë e ka kurajën për t’i proceduar, vetëm 3 janë të paprekshëm. SPAK-u nuk do procedojë 3 njerëz, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Të gjithë të tjerët pastaj, përjashto familjet e këtyre, gratë dhe kalamajtë, gjithë të tjerët mund t’i procedojë. Unë mbetem i mendimit që ata janë të paprekshëm prej një marrëveshje që kanë me njëri-tjetrin. Rama, Berisha dhe Meta janë tre personazhe që mbajnë peng politikën dhe ruajnë njëri-tjetrin në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me drejtësinë shqiptare,” – u shpreh Spahiu.

Share This Article