Spahn: Nevojitet bllokim i rreptë antiCOVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn shprehu sot mendimin e tij se një bllokim i zgjatur 10 deri në 14 ditë është i nevojshëm për të vënë nën kontroll shpërthimin e COVID-19 në vend.

“Nëse shohim shifrat, përfshirë zhvillimet sot, në fakt na duhen të paktën edhe 10 ose 14 ditë kufizime të kontakteve tona dhe të lëvizshmërisë tonë”, tha ai.

Sipas Spahn, Gjermania ka nevojë për një bllokim gjatë pushimeve të Pashkës të ngjashme me atë të vitit të kaluar, kur gjermanëve iu tha qartësisht të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin të gjitha kontaktet.

Strategjia e Gjermanisë për pandeminë e koronaviruusit u përfshi nga konfuzioni në fillim të kësaj jave, kur qeveria e kancelares Angela Merkel bëri një kthesë spektakolare në planin për të forcuar një bllokim ekzistues gjatë Pashkë, duke përmendur probleme ligjore dhe logjistike në zbatimin e tij.

Share This Article