SPAK i ka ndaluar daljen nga Shqipëria, Fatmir Bektashi rezulton shtetas gjerman

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i njohur i “Kontakt” shpk që akuzohet bashkë me Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën për 17 kullat e ndërtuara te ish-kompleksi sportiv Partizani, rezulton se ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Bektashi rezulton shtetas gjerman me banim në Tiranë.

Shefja e Open Data Albania, Aranita Brahaj ka konstatuar këtë fakt në databazën e të dhënave për kompanitë dhe personat fizikë që veprojnë në territorin e Shqipërisë që ajo vetë drejton.

“Një pyetje interesante është a vlen masa e ndalimit për të “dalë jashtë shtetit” për shtetas me pasaportë Gjermane për të cilin shtet në kuptimin e shtetësisë, është nje shtet EU?? E për më shumë sa kohë që kjo masë nuk është shoqëruar ende me Vendim Fajësie”, shkruan Brahaj.

Te dhenat e deklaruara ne Open Data per Fatmir Bektashin
Te dhenat e deklaruara ne Open Data per Fatmir Bektashin

“Gjykata e Çështjeve të Korrupsionit dhe Krimit të organizuar megjithëse ndaj zotit Bektashi janë ngritur akuza serioze për Korrupsione Aktiv te Zyrtarëve të Lartë dhe Pastrim të Produkteve të Veprës Penale duket se nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për sekuestrime preventiv të pronave dhe aseteve.

Në vendimin e datës 20 tetor me nr 410, gjykata është treguar e kujdesshme në caktimin e sekuestros për shoqëritë në bashkëzotërim, vetëm me pjesën e aksioneve të Jamarbër Malltezit megjithëse akuzat janë të njëjta për të dy zotëruesit”, vijon drejtuesja e Open Data Albania.

Referuar deklarimeve të biznesmenit Fatmir Bektashi për kompanitë që ai ka në pronësi, thuhet: “Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, data e fundit e regjistrimit të të dhënave të pronarit përfitues 24.03.2021, Fatmir Bektashi shtetas gjerman, lindur me 1957 ne Tirane dhe banues ne Tirane.”

Share This Article