“SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer”/ Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: Gjykata s’e ka këtë të drejtë! 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

“Në vlerësimin tonë SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Kush punon, gabon. Sa i përket rastit në fjalë Kryeministri ka qenë i qartë, ka pasur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri, në vlerësimin e tij dhe timin, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetuta e ka barazuar ministrin me deputetin për imunitetin.

Por rendi kushtetues e ka të përcaktuar qartë se kur ke një ankesë e dërgon në Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha Balla.

Share This Article