SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedjen, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dytë e vetingut.

Në tetor të vitit 2021, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme.

Vetë Dedja, përmes avokatit të tij, Baftjar Rusi, i qëndroi kërkesës për pushim të akuzës, ose për plotësim të hetimit.

Share This Article