SPAK kërkon gjykimin e 6 të pandehurve për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për gjykimin e gjashtë personave, të cilët akuzohen për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim detyre”.

Të pandehurit në këtë rast janë: Armand Tragaj, avokat, i akuzuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë dhe korrupsion aktiv i dëshmitarit; Edison Cukaj (Gjoka), Serxhio Shkodra, Ervis Deti dhe Bexhed Mema, të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë; si dhe Naim Behluli, punonjës i policisë kufitare në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Në hetimet e zhvilluara, ka rezultuar se Armand Tragaj përdori aplikacionin SkyECC për të komunikuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, si dhe për të ndikuar në dëshmitarë. Po ashtu, Edison Cukaj (Gjoka), duke qenë në shkelje të ligjit për kalimin e kufirit, u ndihmua nga të pandehurit Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, pas pagesës së një shume prej 3,000 eurosh, të cilën ata e dhanë tek Naim Behluli, punonjësi i policisë kufitare, për të mundësuar kalimin e kufirit pa pengesa.

Prokuroria njofton se hetimet për individë të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë ende në vijim.

Share This Article