SPAK kontrolle te Spitali Amerikan dhe “Evita SHPK”, ministrja Sala merr 15 mijë euro çdo muaj nga Klodian Allajbeu

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë veprime hetimore në kuadër të një procedure që lidhet me koncesionet dhe tenderat në sektorin e shëndetësisë.

Agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e Spitalit Amerikan dhe në kompaninë farmaceutike “Evita SHPK”, ku janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumentacion që pritet t’i nënshtrohet ekspertimit.

Ndër sendet e sekuestruara është edhe telefoni personal i drejtuesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Sipas burimeve zyrtare, Allajbeu i është drejtuar Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e celularit dhe të sendeve të tjera të sekuestruara, me pretendimin se masa është e pabazuar në ligj.

Po ashtu, edhe tetë persona të tjerë kanë paraqitur kërkesa në GJKKO për rikthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve.

Tenderi 750 milionë lekë dhe koncesioni i dializës

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se vëmendja është përqendruar te procedurat e prokurimit ku dyshohet për favorizime, përfshirë një tender me vlerë rreth 750 milionë lekë për pajisje kardiokirurgjie.

Sipas të njëjtave burime, në garë ka pasur edhe një ofertë më të ulët, por fitues është shpallur një operator tjetër pas skualifikimit të konkurrentit.

Në fokus të verifikimeve mbetet edhe koncesioni i dializës me vlerë rreth 120 milionë euro, si dhe procedura të tjera që lidhen me shërbime shëndetësore të specializuara.

Dyshime për konflikt interesi, ministrja Sala ‘doreleshuar’ dhe ‘xhepmbushur’

Në kuadër të verifikimeve, po shqyrtohen edhe marrëdhëniet mes përfaqësuesve të biznesit dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Ministrja Evis Sala përmendet në dokumentacion si pjesë e një situate që po analizohet për konflikt të mundshëm interesi. Sipas të dhënave të raportuara, ajo rezulton të mbajë postin e Rektorit në Western Balkans University, institucion privat në pronësi të Klodian Allajbeut, ndërkohë që ministria që ajo drejton ka pasur vendimmarrje që lidhen me kontrata apo pagesa ndaj kompanisë “Evita SHPK”.

Raportohet se ministrja paguhet me një shumë mujore prej rreth 15 mijë eurosh nga ky institucion privat. 

Favorizimet nuk ndalen këtu, pasi përveç zgjatjes së kontratës së dializës me pesë vite të tjera, Spitalit Amerikan i është garantuar edhe monopoli i operacioneve të trombozës për vitin 2026, duke i siguruar një fitim të pastër prej 10 milionë eurosh në vit. 

SPAK ka tashmë në administrim dokumente dhe komunikime elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve. Hetimet janë në vijim për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me shkelje administrative apo elementë të veprave penale në dëm të buxhetit të shtetit.

Share This Article